Futbollisti i Chelseat, Callum Hudson-Odoi është kthyer në stërvitje të kufizuara të martën, pasi ishte arrestuar në orët e para të së dielës.
Reprezentuesi 19-vjeçar i Anglisë është mbajtur nën dyshimin për përdhunim, pasi një grua u dërgua në spital.
Ai u lirua me dorëzani dhe më pas u paraqit në stërvitje në Cobham, pasi testimi për koronavirus i doli negativ.
Lojtarët janë lejuar të ushtrojnë vetëm në grupe të vogla, si pjesë e fazës së parë të kthimit në stërvitje të Premier Leagues.
Sipas BBC, Hudson-Odoi ka stërvitur së bashku me N’Golo Kanten, Christian Pulisicin, Kurt Zouman dhe Kepa Arrizabalagan.
Hudson-Odoi dhe Chelsea nuk kanë komentuar për ngjarjet e së dielës në mëngjes. Futbollisti ishte arrestuar në 3:53 të mëngjesit.
Edhe
Hudson-Odoi po bën përparim të madh në rikuperimin nga koronavirusi
Në mars, Hudson-Odoi, që ka tri ndeshje me Anglinë dhe ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me skuadrën në shtator, u bë futbollisti i parë i Premier Leagues që u testua pozitiv për koronavirus. Ndërkohë është shëruar plotësisht.
Të martën, Premier League ka njoftuar se gjashtë lojtarë dhe anëtar të stafit në tri klube të ndryshme janë testuar pozitiv për koronavirus. Asistent-trajneri te Burnley, Ian Woan është njëri prej të prekurve.