Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hoxha zyrtarizohet te Lokomotiva

Sulmuesi i krahut, Arbër Hoxha, është zyrtarizuar te skuadra nga Kroacia, Lokomotiva e Zagrebit.

Ekipi kroat të hënën në sajtin zyrtar e ka prezantuar Hoxhën, i cili i është bashkuar nga skuadra e Ballkanit.

Mirëpo, Lokomotiva nuk i ka bërë të ditura detajet tjera në lidhje me transferimin e Hoxhës dhe marrëveshjen e arritur me futbollistin.

“Sulmuesi 22-vjeçar nga Kosova, Arbër Hoxha është lojtari më i ri i Lokomotivës! Arbëri ka shënuar 21 gola në 98 paraqitje në Superligën e Kosovës. Mirësevjen Arbër”, thuhej në njoftimin e Lokomotivës.