Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hoxha e mbyll edicionin me gol

Arbër Hoxha ka shënuar gol për Slaven Belupon që barazoi 1:1 me Istran.

Ndeshja e së shtunës i takoi xhiros së 36-të të elitës së Kroacisë. Me këtë xhiro përfundon edicioni 2022/2023. Hoxha shënoi me goditje me kokë, në minutën e 56-të për 1:0. Por Istra, që ishte vendase, barazoi në minutën e 85-të. Slaven Belupo e përfundon kampionatin në pozitën e tetë.

Hoxha, 24-vjeçar, ka shënuar shtatë gola këtë edicion.

GOLI