Trajneri i Houston Rocketsave, Mike D'Antoni, është aq gjatë në botën e basketbollit, saqë e di shumë mirë që pjesa më e madhe e punës në ekip duhet të kryhet nga stafi i tij - asistentët: vëzhgimet, skemat, stërvitjet dhe shqetësimet e lojtarëve.
D'Antoni është thjesht fytyra publike e Houstonit, i cili ka pasur vetes hiç më pak se tetë asistentë që kryejnë shumicën e punëve në ekip, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Të gjithë këta asistentë do të vazhdojnë të qëndrojnë përreth trajnerit D'Antoni, duke dhënë këshillat e tyre edhe gjatë serisë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore kundër Golden State Warriors, që është duke u zhvilluar.
Trajnerit D'Antoni se fundi i është kërkuar ta përshkruajë punën e asistentëve të tij gjatë ndeshjeve.
“Nuk bëjnë asgjë, por kur humbasim ndeshjen, atëherë ata duhet t'i bëjnë të gjitha”, është shprehur D'Antoni.
Mirëpo, e vërteta është se ata bëjnë shumë, madje edhe kur Houstoni shënon fitore. Ata identifikojnë mënyrën e sulmit të skuadrës kundërshtarëve dhe sugjerojnë ndryshime taktike gjatë “time-outit”. Përcjellin statistikat dhe gjithashtu ankohen në faullet personalë të basketbollistëve.
Edhe
Detroiti vendos rekord, Curry shkruan histori
D'Antonit tre asistentë i bashkohen në rendin e parë, kurse të tjerët qëndrojnë prapa tij dhe tërë kohën i flasin. “Pothuajse kurrë nuk pushojmë, jemi shumë afër njëri-tjetrit dhe detyra jonë është të bëjmë më të mirën që ekipi të mos pësojë humbje”, thotë Devan Blair, 26-vjeçari që ka për detyrë strategjinë ofensive të ekipit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)