Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Holanda po fiton thellë ndaj Turqisë

Memphis Depay ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një tjetër në ndeshjen e Holandës ndaj Turqisë. Holanda pas pjesës së parë po udhëheq 3:0, në takimin e grupit G të eliminatoreve për Botërorin e futbollit “Katari 2022”.

Davy Klaassen shënoi që në minutën e parë me asistim të Depayt. Ylli holandez shënoi për 2:0 në minutën e 16-të, ndërsa asistues ishte Klaassen.

Në minutën e 38-të, Depay shënoi nga pika e bardhë për 3:0. Në ndeshjen tjetër të grupit G, Norvegjia po udhëheq 3:1 ndaj Gjibraltarit. Erling Haaland ka shënuar dy gola, ndërsa një e ka shtyar Kristian Thorstvedt. Mali i Zi e Letonia po luajnë pa gola.