Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Holanda pa De Ligtin në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Holandës do të jetë pa mbrojtësin Matthijs De Ligt në “Final Fourin” e Ligës së Kombeve. De Ligt, i cili është lojtar i Bayernit, ka pësuar një lëndim në stërvitjen e fundit dhe është tërhequr nga përfaqësuesja, ka njoftuar të hënën Federata e Futbollit të Kosovës.

Në njoftim thuhet se De Ligt, do të zëvendësohet nga Daley Blind, i cili po ashtu edicionin e shkuar ishte pjesë e Bayern Munichut. Në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Holanda do të përballet me Kroacinë, ndeshje kjo që zhvillohet të mërkurën.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, do të luajnë Spanja dhe Italia. “Final Fouri” i Ligës së Kombeve, do të mbahet në Holandë, saktësisht qytetin Enschede dhe Rotterdam. Ndeshja finale dhe ajo për vendin e tretë, do të zhvillohen të dielën.

Artikuj të ngjashëm