Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Holanda dhe Skocia ndahen baras

Skocia ka vazhduar përgatitjet për Evropianin 2020 në mënyrë pozitive, pavarësisht se Memphis Depay nga gjuajtja e lirë ia mohoi fitoren kundër Holandës në Portugali.

Ndeshja miqësore ndërmjet Holandës dhe Skocisë përfundoi baras 2:2 të mërkurën në mbrëmje.

Me shtatë futbollistë mungesë për shkak të problemeve me koronavirus, skuadra e Steve Clarke shënoi në minutën e 11-të nëpërmjet Jack Hendryt.

Depay në minutën e 17-të, megjithatë, shënoi për herën e parë dhe i barazoi shifrat në 1:1.

Kevin Nisbet i Skocisë, tre minuta pasi u fut në fushë, shënoi me prekjen e parë me topin për ta rikthyer avantazhin e skocezëve.

Edhe Mbyllet pa fitues ndeshja Poloni – Holandë Futboll 8 muaj më parë Mbyllet pa fitues ndeshja Poloni – Holandë

Njeriu në formë, Depay, nuk gaboi nga gjuajtja e lirë afër zonës dhe vulosi rezultatin final, 2:2.

Skocia udhëton për t’u përballur me Luksemburgun të dielën, ndërsa Holanda do të luajë kundër Gjeorgjisë.