Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hoffenheimi shkarkon trajnerin Schreuder

Hoffenheimi e ka shkarkuar trajnerin Alfred Schreuder katër ndeshje para përfundimit të stinorit, shkaku i dallimeve në mënyrën se si duhet të zhvillohet skuadra, ka njoftuar klubi i Bundes ligës së Gjermanisë në futboll.

Schreuder, që ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2022, ka marrë drejtimin në fillim të stinorit nga Ajaxi. Ndihmësi, Dick Schreuder, që është edhe vëllai i tij, po ashtu do të largohet.

“Në një pikë të rëndësishme kishim mendime të ndryshme kështu që bashkëpunimi nuk kishte kuptim”, ka thënë drejtori i klubit Alexander Rosen.

Hoffenheimi zë vendin e shtatë me 43 pikë dhe po lufton për një vend në Ligën e Evropës.

“Për fat të keq ne nuk u pajtuam për rrugën e përbashkët për të ardhmen e skuadrës. Më vjen keq për këtë, por nuk është e pazakontë të kesh mendime ndryshe në jetën tënde personale”, ka deklaruar Schreuder.

Artikuj të ngjashëm