Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Higuaini suspendohet për dy ndeshje për kartonin e kuq ndaj Juves

Foto: Reuters

Gonzalo Higuain është dënuar me dy ndeshje moslojë dhe ka marrë një paralajmërim pas ndëshkimit me të kuq në humbjen e Milanit ndaj Juventusit.

Sulmuesi u ndëshkua me të kuq nga Paolo Mazzoleni pas reagimit të ashpër.

Ai i bërtiti gjyqtarit pas kartonit të verdhë, ndërsa Mazzoleni e vazhdoi me një tjetër për ta lënë Milanin me një futbollist më pak në fushë.

Sot Federata njoftoi se Higuaini është suspenduar për dy lojë dhe ka marrë një paralajmërim për “kërcënimin dhe sjelljen e pakontrolluar”.

Ai do të mungojë në ndeshjet ndaj Lazios dhe Parmas.