Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Higuain po e shqyrton transferimin në SHBA

Foto: Reuters

Gonzalo Higuain është duke e shqyrtuar mundësinë e transferimit në ligën MLS në SHBA te DC United, shkruan “Washington Post”. Te ky klub argjentinasi do të bashkohej me vëllain Federico, i cili shërben edhe si ndihmës-trajner.

Higuain ka edhe një vit kontratë me Juventusin. Por, ka gjasë të largohet në përfundim të stinorit dhe ta vazhdojë karrierën në SHBA. Higuain 32-vjeçar këtë stinor ka shënuar tetë gola dhe i ka asistuar tetë tjerë në 34 ndeshje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm