Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Higuain meritonte tjetër trajtim nga Juventusi”

Gonzalo Higuain meritonte tjetër trajtim nga Juventusi, por do të vazhdojë të shkëlqejë në Milan, sipas njeriut që i dha mundësinë të debutonte në futbollin e sendorëve, Leonardo Astradas.

Argjentinasi shënoi 55 gola në vetëm 105 paraqitje gjatë dy sezoneve me “Zonjën e Vjetër”, duke e ndihmuar skuadrën të fitojë dy Scudetto dhe dy trofe të Kupës së Italisë, transmeton KTV.

Argjentinasi e kompletoi transferimin në “San Siro”, me “Rossonerët”, që paguan 18 mln euro si huazim, para se të dhurojnë edhe 36 mln euro tjera në verën e ardhshme.

“Mendoj se Higuaini meritoi më shumë me Bianconerët. Ai ka shënuar më shumë se 50 gola gjatë dy sezoneve dhe tretmani i tij duhej të ishte më i mirë, por tani Higuaini duhet të mendojë vetëm për Milanin. Mendoj se Gonzalo do të vazhdojë të shkëlqejë, pasi është i motivuar për kalimin e tij te Milani”, ka thënë Leonardo Astrada, i cili ia dha rastin me River Platen në vitin 2005.

Si rrjedhojë e paraqitjeve të mira, ai më pas u transferua te Real Madridi, e më pas kaloi kohë edhe te Napoli e Juventusi.