Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain thotë se Juventusi e largoi atë për ta transferuar Cristiano Ronaldon afatin kalimtar të verës.
Higuaini ishte bashkuar me Juventusin për rreth 90 milionë euro nga Napoli më 2016, duke shënuar 40 gola në Serie A gjatë këtyre dy sezoneve, por transferimi i tij dështoi të ishte katalizator në Ligën e Kampionëve siç ishin pritshmëritë, transmeton Koha.net.
Por, transferimi i Ronaldos i hapi derën e largimit Higuainit, i cili u bashkua me Milanin.
“Nuk kam kërkuar të largohem. Faktikisht të gjithë e thonë, ata më larguan. Te Milani kanë pasur dashuri të madhe menjëherë dhe më kanë bindur. E dija se diçka ishte thyer, dhe më pas transferuan Ronaldon. Vendimi për t’u larguar (nga Juventusi) nuk ishte i imi. Pas ardhjes së Ronaldos Juventusi më tha se donte rritje të cilësisë dhe më thanë se nuk mund të qëndroja”, ka thënë Higuain.