Real Madridi dhe Barcelona e kanë shmangur njëra-tjetrën në shortin e hedhur të Superkupës së Spanjës të enjten.
Real Sociedadi do të luajë kundër Barcelonës në njërën anë, ndërsa Atheltic Bilbao do të ballafaqohet me Real Madridin.
Takimet do të luhen më 13 dhe 14 janar, kurse finalja është vendosur të luhet më 17 janar në La Cartuja të Sevillas.
Ky short do të thotë se në finale mund të ketë El Classico ose derbi të baskëve, apo asnjëra nga to.
Superkupa e Spanjës luhet me fituesin dhe nënkampionin e La Ligës, dhe fituesin dhe finalistin e Kupës së Mbretit.
Edhe
Barcelona mund ta fitojë titullin para “El Clasicos”
Real Madridi e fitoi garën vitin e kaluar duke e mposhtur Atletico Madridin në finalen që u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite.
Në këtë edicion, Federata e Futbollit të Spanjës konfirmoi se Superkupa e Spanjës do të luhet në Andaluzi, në qytetet Cordoba, Malaga dhe Sevilla.