Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Heynckesi me Lewandowskin paralajmëron Realin

Jupp Heynckes i është kundërpërgjigjur raportimeve se Bayern Munichu do ta ketë problem bllokimin e Cristiano Ronaldos, duke përkujtuar se Real Madridi duhet të ketë kujdes me aftësinë e Robert Lewandowskit para portës.

Ronaldo ka realizuar 15 gola këtë sezon në Ligën e Kampionëve dhe 41 në total, krahasuar me 39 golat e sulmuesit polak që ka më pak ndeshje të zhvilluara.

Asnjë lojtar nuk ka pasur ngritje më të mirë të formës sesa portugezi, derisa Heynckes ka pranuar se Bayerni duhet të jetë i vëmendshëm ndaj Ronaldos në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

“E respektoj Cristiano Ronaldon. Ka një karrierë fantastike. Por për ta fituar Ligën e Kampionëve duhet të luani si ekip”, ka thënë Heynckes në konferencën për media.

“Analizojmë kundërshtarët tanë dhe përgatitemi për t’i mposhtur. Në Robert Lewandowskin ne kemi një sulmues që sivjet ka realizuar 39 gola. Prandaj mund të pyesni: ‘Si ta ndalni Lewandowskin?”.

Artikuj të ngjashëm