Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Heynckes: Ndeshje eksplozive, por s’i frikësohemi Realit

Sot është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të Champions League dhe Bayerni do ta presë Real Madridin në gjysmëfinalen e parë në Allianz Arena.

Pas shortit, ka thënë disa fjalë trajneri aktual i bavarezëve, Jupp Heynckes, i cili analizoi shortin.

“Do të jetë një eliminatore eksplozive, por nuk i frikësohemi atyre. Janë dy ekipe që kanë një traditë të madhe në futbollin Europian, dy ekipe që e pëlqejnë lojën atraktive”, ka thënë ai, transmeton KP.

Sa i përket rikthimit në Bernabeu ai shtoi se, ‘‘e njoh stadiumin Santiago Bernabeu si lojtar dhe si trajner”.

Ai fitoi me Real Madridin trofeun e Champions League në vitin 1998.

Në fund ai foli edhe disa fjalë për Cristianon, për të cilin thotë se, ‘‘së bashku me Messin janë dy lojtarët më të mirë në botë.”