Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hetuesit besojnë se Juventusi ka shkatërruar dokumentet, përfshirë marrëveshjen me Ronaldon

Hetimi për mashtrimin e mundshëm financiar të Juventusit po vazhdon, dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, prokurori i Torinos beson se klubi shkatërroi dokumente konfidenciale, përfshirë edhe një marrëveshje private që e kishte me Cristiano Ronaldon.

Zyrat u bastisën në shumë qytete në të gjithë Italinë të mërkurën, si pjesë e hetimit në lidhje me mashtrimin e mundshëm financiar të Juventusit.

Hetuesit tani janë duke u fokusuar në marrëveshjet e arritura nga “Zonja e Vjetër” për të ulur pagat e lojtarëve në mars të vitit 2020, pas pezullimit të Serisë A për shkak të pandemisë.

Ky vendim shkaktoi një efekt financiar pozitiv prej rreth 90 milionë euro, por prokurori i Torinos beson se lojtarët e Juventusit përfundimisht morën të paktën 60 milionë euro përmes marrëveshjeve private me klubin, të cilat nuk janë raportuar.

Hetuesit besojnë se lojtarët e Juventusit nuk hoqën dorë nga pagat, por panë vetëm shtyrjen e pagesave. D

isa nga marrëveshjet me futbollistët janë depozituar në Lega Calcio, por të tjerat dyshohet se kanë qenë marrëveshje private të mbajtura të fshehura nga organet kompetente.