Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hetemaj kërkon fitoren e parë me Chievon

Mesfushori Përparim Hetemaj është optimist se Chievo do të regjistrojë fitoren e parë në këtë edicion në fundjavë, në ndeshjen që e luan në shtëpi ndaj Torinos, kanë shkruar mediumet italiane.

Chievo përballet me Torinon të dielën (15:00) në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A. Aktualisht, Chievo nuk e ka asnjë fitore dhe renditet në pozitën e fundit në tabelë me minus një pikë pas dënimit që e ka marrë nga liga italiane, përcjell Koha Ditore.

"Kemi ekip të mirë dhe jemi të përgatitur për të shijuar fitoren e parë këtë edicion që do të jetë shumë e rëndësishme", është shprehur Hetemaj 31-vjeçar.

Këtë edicion ka regjistruar katër paraqitje në kampionat.