Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hetemaj do të jetë titullar kundër Fiorentinës

Mesfushori Përparim Hetemaj është plotësisht i gatshëm për ndeshjen që Benevento do ta luajë kundër Fiorentinës këtë fundjavë, në të cilën do të jetë titullar.

Kështu kanë njoftuar mediumet italiane të martën duke shtuar se Hetemaj e ka rikthyer formën fizike që në ndeshjet e fundit e ka mbajtur jashtë formacionit bazë, transmeton KOHA.

Hetemaj këtë edicion ka katër paraqitje në kampionat por vetëm në ndeshjen ndaj Bolognas ishte titullar te Benevento, ekip që këtë edicion është promovuar në elitën e futbollit të Italisë.

“Deri më tash, Përparim Hetemaj është konfirmuar si titullar për ndeshjen me Fiorentinën pasi është plotësisht i gatshëm”, ka shkruar sajti “NTR24”.

Ndeshja mes Fiorentinës dhe Beneventos luhet të dielën (12:30) dhe i takon xhiros së tetë të Serie A. Aktualisht, Benevento zë vendin e 16-të në tabelë me gjashtë pikë të tubuara. Hetemaj 33-vjeçar, vitin e shkuar iu bashkua këtij ekipi dhe ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.