Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Heroi i ri i Gjilanit është “bebja e madhe” nga Guatemala

Kur Gjilanit i ishte propozuar Wilber Perezi si përforcim për repartin sulmues, në shtabin teknik të skuadrës nuk ishin të bindur se ai është i duhuri.

Madje hezituan që të firmoset me të.

Perez, megjithatë, iu bashkua skuadrës së Gjilanit më 10 gusht, ndërsa në ndeshjet e para kampionale ishte vetëm rezervist. Por nisi fuqishëm dhe nuk iu desh shumë kohë për të bërë për vete tifozët e Gjilanit, "Skifterat".

I rëndësishëm për klubin u bë sidomos fundjavën e kaluar, kur me golin e tij ia siguroi Gjilanit fitoren në derbin lokal ndaj Dritës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)