Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Qyteti i Gjilanit, kriza e Dritës

Gjilanit i mjaftoi vetëm një rast për ta fituar derbin e qytetit ndaj Dritës, që u zhvillua në stadiumin e stërmbushur me shikues. Prezentë në stadiumin e qytetit të Gjilanit ishin rreth 6000 shikues, aq sa edhe i zë, ndërsa skuadra që e ka emrin e qytetit, e shndërroi në gol rastin e vetëm që e krijoi.

Ishte sulmuesi nga Guatemala, Wilber Perez, i cili shënoi golin e vetëm dhe të fitores së Gjilanit, që të dielën triumfoi me shifrat 1:0 ndaj Dritës. Derbi më i madh në futbollin kosovar dhe në sportin e vendit në përgjithësi i takoi javës së shtatë të Superligës, shkruan sot Koha Ditore.

Perez shënoi me kokë, pas harkimit të Ansi Nikës nga gjuajtja e lirë nga krahu i djathtë, në minutën e 43-të.

Me fitoren e arritur të dielën, Gjilani është ngritur në pozitën e katërt me 13 pikë, kurse Drita si kampione në fuqi është thelluar edhe më shumë në krizë. Kampionia zë vendin e dhjetë me vetëm gjashtë pikë.

Trajneri i Gjilani, Sadat Pajaziti ka vlerësuar lart luftën që kanë bërë në fushë futbollistët e tij. Por jo edhe lojën që kanë zhvilluar ata.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)