Sport

Drita fiton derbin e qytetit

Drita ka fituar derbin e qytetit duke mposhtur Gjilanin me rezultat 3 me 1 për t’iu afruar rivalit të përbetuar në vetëm një pikë në tabelën e Superligës.

Kampioni aktual që sivjet nuk ka kaluar në formë të mirë, nisi me fitore sezonin pranveror pasi pjesën dimërore e mbylli me humbje nga Prishtina me rezultat 2 me 0.

Për Dritën realizoi Namani në minutën e tetë ndërsa gjilanasit barazuan rezultatin 69 përmes Hajdarit.

Nwabueze u përkujdes që në minutën 74 të realizonte golin për rezultatin 2 me 1 ndërsa Vucaj i dha fund serisë së golave në derbin e qytetit të Gjilanit.

Me këtë fitore Drita ka 26 pikë në pozitën e pestë, derisa Gjilani është në pozitën e katërt me 27 pikë.