Drita e ka fituar derbin e qytetit ndaj Gjilanit fal një rikthimi sensacional.
Drita ishte duke pësuar 2:1, por për një minutë realizoi dy herë me anë të Astrit Fazliut (89’) dhe Betim Haxhimusës (90’) dhe Drita fitoi 3:2.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht Gjilani kishte kaluar në epërsi në minutën e 7-të me anë të Darko Nikaçit, para se rezultatin ta barazonte Hamdi Namani (26’). Nikaç realizoi në minutën e 40-të për epërsinë 2:1 të Gjilanit, por më pas erdhi kthesa e madhe e Dritës në fund të ndeshjes së xhiros së 15-të të Superligës.
Në ndeshjen tjetër sot në Superligën e Kosovës, Feronikeli ka triumfuar 2:0 ndaj Trepçës ’89. Marko Simonovski (28’) dhe Ardian Muja (47’) realizuan golat për 89-shin.
