Jordan Henderson shpreson që triumfi i Anglisë në konkurrencën e femrave në Kampionatin Evropian, mund ta ndihmojë përfaqësuesen e meshkujve të triumfojë në Kupën e Botës në Katar.
“Luaneshat” angleze në këtë verë mposhtën Gjermaninë 2:1 në finalen që u zhvillua në “Ëembley Stadium”, e që i takoi Evropianit të këtij viti.
“Shpresoj që të marrim pak inspirim nga ajo dhe paraqitja që kanë pasur. Nëse e bëjmë një gjë të tillë, jam i sigurt se do të kemi turne të mirë”, theksoi Henderson.
“Tre Luanët” në Botërorin e kaluar u mposhtën në gjysmëfinale në kohën shtesë nga Kroacia. Vitin e kaluar u mposhtën në finale nga Italia në penallti, në “Euro 2020”.