Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson është shpallur futbollisti më i mirë i edicionit 2019\2020 në Premier League nga Asociacioni i Gazetarëve të Futbollit (FWA).
Henderson ka pasur konkurrencë të fortë nga Kevin De Bruyne i Manchester Cityt, Marcus Rashfordi i Manchester Unitedit si dhe bashkëlojtarëve Virgil van Dijk dhe Sadio Mane.
Dominimi i Liverpoolit në ligë është reflektuar në votim. Trent Alexander-Arnold dhe Alisson Becker po ashtu kanë fituar vota. Por Henderson ishte fitues bindës. Ai mori më shumë se çerekun e votave të gazetarëve.
“Jam shumë mirënjohës ndaj atyre që votuan për mua dhe për Asociacionin e Gazetarëve të Futbollit në përgjithësi. Ju vetëm duhet të shikoni prapa për fituesit, me disa prej të cilëve kam pasur rastin të luajë, si Steven Gerrard, Luis Suares e Mo Salah. Kjo dëshmon se sa çmim prestigjioz është”, ka thënë Henderson.
-
Fernandes vendos rekord për asistime, shton edhe gol në fitoren e Unitedit
-
Fernandes, lojtari më i mirë i sezonit në Premier League
-
Salah, lojtari më i mirë i Premier Leagues
-
Publikohet lista e ngushtë për lojtarin e trajnerin më të mirë në Premier League
-
Foden dhe Shaw, më të mirët e vitit në Angli