Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Henderson me kontratë të re

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka arritur marrëveshje për kontratë të re afatgjate me drejtuesit e klubit, përcjellë “The Athletic” të hënën.

Mësohet se Hendersonit i është ofruar kontratë e re tri vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, me kushte dukshëm më të mira. Kontrata e tij aktuale i skadon në vitin 2023 dhe marrëveshja e re do të zyrtarizohet brenda kësaj jave.

Henderson do të jetë futbollisti i pestë që ka arritur marrëveshje për kontratë të re afatgjate me Liverpoolin pas Virgin Van Dijkut, Trent-Alexander Arnoldit, Alisson Beckerit e Fabinhos.

31-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2011.