Loja e sotme e Kosovës në hendboll kundër Rumanisë është lavdëruar nga “dardanët”.
Pas ndeshjes, hendbollistët dhe stafi i klubit e kanë cilësuar si lojë fantastike dhe e zhvilluar me motivacion të madh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Loja ka qenë fantastike, ishte me motivacion të madh. Lojtarët e kanë treguar vetën, kanë vulosur luftën dhe dëshirën që kanë pasur. Hendbolli i Kosovës është duke ecur mbarë”, ka deklaruar Bujar Qerimi, selektor i skuadrës.
Hendbollisti Valon Dedaj ka thënë se kundër Rumanisë kanë treguar shpirtin luftarak dhe sipas tij, kjo ishte fitore e merituar.
“Kjo ishte fitorja më e madhe në histori të hendbollit kosovar. E kemi treguar shpirtin tonë, kemi luftuar për këtë shtet, ishte fitore e merituar. Na mbetet të luajmë kundër Malit të Zi në Prishtinë”, ka thënë ai në një videomesazh pas ndeshjes.
Valon Dedaj dhe Egzon GjukaPosted by Federata e Hendbollit e Kosovës on Sunday, March 14, 2021
E Sekretari gjeneral i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, ka deklaruar se skuadra ka shënuar histori të re në hendbollin e Kosovës, duke përmendur se janë gjasat për t’u kualifikuar në Euro 2022.
Izet GjinovciPosted by Federata e Hendbollit e Kosovës on Sunday, March 14, 2021
“Na duhet fitorja e sigurt ndaj Malit të Zi më 28 prill”, ka thënë ai.
Bujar QerimiPosted by Federata e Hendbollit e Kosovës on Sunday, March 14, 2021