Sport

Hendbollistët e Kosovës e fitojnë ndeshjen e parë në kualifikimet për Euro 2022

Descriptive Text

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka fituar ndeshjen e vështirë në udhëtim te Rumania.

Takimi i rëndësishëm për kualifikime të Evropianit 2022 në hendboll e zhvilluar të dielën në Bukuresht, i takoi “dardanëve” të cilët fituan me pesë gola epërsi, 30:25. Në pjesën e parë, Kosova kishte krijuar epërsinë e katër golave, 16:12.

Ishte xhiroja e katërt të raundit të dytë kualifikues për “Euro 2022”.

Më 10-të mars, Kosova barazoi me Rumaninë në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, 23:23.

Më i dalluari të dielën te skuadra e Kosovës ishte Kastriot Jupa me 8 gola të shënuar, ndërsa kapiteni Valon Dedaj realizoi shtatë të tjerë. Nga katër gola realizuan Drenit Tahirukaj dhe Egzon Gjuka.

Golashënuesi më i mirë te rumunët ishin Demis Cosmin Grigoras me shtatë gola të realizuar.

Kosova në katër ndeshje zhvilluara ka tubuar tri pikë, në Grupin e 8-të.