Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendbollistet e reja pësojnë nga Islanda

Hendbollistet e përfaqësueses U-17 të Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e katërt në kampionatin evropian (Divizioni B), që po mbahet në Itali.

Të enjten pasdite, Kosova U-17 humbi nga Islanda me shifrat 27:19.

Kosova më parë ka pësuar edhe nga Çekia, Turqia e Izraeli, kurse humbja më e ngushtë është kjo me Islandën.

Islanda ka fituar të gjitha ndeshjet dhe kalon në gjysmëfinale nga pozita e parë. Melisa Mulaj është dalluar te Kosova me tetë gola, ndërsa shumë pritje ka bërë edhe portierja Selvije Mollakadrija.

Federata e Hendbollit e Kosovës ka vlerësuar se loja e përfaqësueses U-17 po përmirësohet dukshëm dhe se qëllimi i këtij evropiani është të fitohet përvojë dhe të komponohet ekipi që për herë të parë luan së bashku.

Kosova U-17 të shtunën luan për vendin e nëntë. Përballë do ta ketë Azerbajxhanin.

Artikuj të ngjashëm