Kosova U18 në hendboll është shpallur kampion i garës “IHF Trophy”.
Në finale përfaqësuesja e Kosovës arriti të mposhtë Britaninë e Madhe me rezultat 36-31, transmeton Koha.net.
Kosova dominoi takimin, duke përfunduar edhe pjesën e parë me epërsi prej katër golave, 18-14.
Këtë trofe Kosova U18 e ka fituar duke mos pësuar asnjë humbje.