Istogu ka shkruar të dielën kapitullin më të suksesshëm në historinë e deritashme. Skuadra istogase e hendbollisteve për herë të parë ishte në një finale dhe ia doli të fitojë Kupën e Kosovës, bën të FHK-ja përmes faqes zyrtare.
Në finalen e Kupës së Kosovës të luajtur në palestrën “Karagaçi” në Pejë, Istogu fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 20:19, transmeton Koha.net.
Ferizajaset ishin në epërsi pas pjesës së parë me rezultat 11:9, por në të dytën skuadra e Faruk Shalës ishte më e përkushtuar për të fituar Kupën.
Kontribut në këtë sukses historik për skuadrën e Istogut dhanë të gjitha lojtaret, ndërsa gola realizuan tetë lojtare. Suzana Ujkiq i shënoi katër gola, ndërsa nga tri Elma Kameri, Alberina Halitaj e Arlinda Krasniqi. Adriana Salihu me tetë gola ishte më efikasja te Kastrioti. Pesë gola i shënoi Fjolla Qerkini ndërsa katër Arlinda Dinarica.
Istogu është në garë edhe për titull kampioni.
Kastrioti – Istogu 19:20 (11:9)
Kastrioti: Saliu, Stagova, Rogova, Gurgurovci, M. Dinarica, Gashi 1, A. Dinarica 4, Qerkini 5, V. Gashi, Salihu 8, E. Reqica 1, Misini, Muhaxheri, S. Reqica.
Istogu: Avdylaj, Ujkiq 4, Kameri 3, Bakiq, Zogaj, Shatri, Rrahmani 1, Rugova 2, Shehdadi, Fejzaj 2, F. Rexhaj 2, Halitaj 3, V. Rexhaj, Krasniqi 3, Berisha.