Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, Istogu fiton Kupën e Kosovës

Pas titullit të kampionit, Istogu e ka fituar edhe Kupën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të dielën mbrëma në finale, Istogu fitoi ndaj Ferizajt me shifrat 34:29. Ndeshja u luajt në palestrën “Bill Clinton” në praninë e afro 1500 shikuesve.

Istogaset hapën më mirë ndeshjen duke krijuar epërsi bindëse që e mbajtën deri në fund. Vendaset janë munduar të kthehen në lojë, sidomos në pjesën e dytë.

Janë afruar në rezultat, por pa ia dalë të barazojnë shifrat. Istogu e ka përfunduar edicionin me të gjitha fitore.

Esma Muratoviq e Tiana Luna ishin më efikaset te Istogu me nga 7 gola. Te Ferizaj u dallua Ana Chaves me 12 gola.

Artikuj të ngjashëm