Derisa kampionia e Kosovës në hendboll (meshkujt) zhvilloi ndeshje të madhe në Banjallukë ndaj Borcit, kështu nuk ishte me kampionen te hendbollistet.
KHF Vushtrria të dielën mbrëma në Nottwil të Zvicrës humbi 41:6 nga skuadra zvicerane SPONO Eagles. Ishte kjo ndeshja e dytë e raundit të dytë të Kupës Evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRezultate kaq të thellë rrallë arrihen në gara evropiane. Të shtunën Vushtrria humbi 42:14, ndërsa të dielën rezultati ishte turpërues, aq më tepër që paraqitja në gara evropiane është e vullnetshme e jo obligative.
Burneta Rama realizoi dy gola nga dhjetë tentime, ndërsa katër lojtare tjera realizuan nga një gol, por me efikasitet shumë të dobët.
Në fundjavë u eliminua edhe KHF Istogu, ndërsa KHF Prishtina humbi ndeshjen e parë. Ndërkohë KHF Ferizaj pas një jave i luan dy ndeshje në Holandë, ndërsa gjasat për avancim tutje i ka fare të vogla.