Të dielën mbrëma është luajtur ndeshja e fundit në Superligën A të Kosovës në hendboll. Vushtrria e ka fituar ndeshjen e xhiros së 20-të ndaj Kastriotit. Skuadra vushtrriase fitoi me rezultat 36:25. Bozhidar Nikoçeviq ishte më efikasi te Vushtrria me tetë gola.
Shtatë i kishte Nemanja Drakuloviq. Hamdi Salihu shënoi nëntë gola për Kastriotin e Ferizajt, kurse pesë i kishte Jeton Bislimi.
Vushtrria tani i ka 18 pikë, por mbetet në vendin e gjashtë. Kastrioti është i pesti me 19 pikë.
Të shtunën, Besa Famgas ka fituar bindshëm e lehtë ndaj Prishtinës. Kampionia në fuqi fitoi me shifrat 45:24.
Artikuj të ngjashëm