Vëllaznimit të Gjakovës i ka takuar derbi i javës së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën mbrëma, Vëllaznimi e mposhti Rahovecin me shifrat 33:31.
Ndeshja është luajtur në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Ndeshja ishte dramatike dhe plotësisht e barabartë. Vetëm në aksionet e fundit skuadra gjakovare ka arritur fitoren.
Për Vëllaznimin kjo është fitorja e parë. Ndërkohë Rahoveci ka pësuar humbjen e dytë.
Florian Rexha ishte më efikasi te Vëllaznimi me 8 gola. Alban Haziri shënoi 10 gola për Rahovecin.
Fitore të pritura shënuan Besa Famgas, Trepça, Prishtina e Llapi.
Te hendbollistet, derbin mes Ferizajt dhe Istogut e kanë fituar bindshëm istogaset.