Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, e ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet e para të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023.
Në listën e tij, përzgjedhësi Shabani ka përfshirë 20 lojtarë. Kosova më 3 nëntor luan në udhëtim ndaj Turqisë, ndërsa më 7 nëntor në Prishtinë përballet me Belgjikën në kuadër të grupit të parë, të cilin e përbën edhe Greqia.
Te Kosova, synojnë që në këto kualifikime ta sigurojnë njërin prej dy vendeve të para në grup dhe avancimin tutje.
Artikuj të ngjashëm