Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, Karabatiq vendos rekord të golave në Evropian

Franca arriti tjetër fitore në kuadër të Grupit I në Kampionatin Evropian.

Francezët të enjten në mbrëmje fituan me vështirësi ndaj Kroacisë, 34:32, por vëmendja ishte te Nikola Karabatiq.

Ai u bë golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare dhe tani ka 289 gola gjithsej.

Kampionia Olimpike e siguroi fitoren e pestë rresht dhe të 10-tën në 13-të ndeshjet e fundit, edhe falë ndihmës së Karabatiqit, i cili shënoi pesë gola kundër Kroacisë.

Rekordin me 288 gola të shënuar në Evropian e mbante islandezi Gudjon Valur Sigurdsson.

Për Karabatiqin ishte ndeshja e 75-të e luajtur në Evropian.