Franca do të përballet sonte me Irlandën e Veriut dhe sulmuesi Kylian Mbappe synon të vendosë rekord. Ai do të përpiqet ta thyej rekordin e Olivier Giroud si golashënuesi më i mirë i Francës.
Giroud mban rekordin me 57 gola, një më shumë se Mbappe i Real Madridit.
Mbappe nuk shënoi në miqësoren kundër Bregut të Fildishtë javën e kaluar.
Mundësinë për të barazuar rekordin fillimisht e më pas ta thyej atë, e ka sonte në ndeshjen e fundit miqësore para Botërorit.
Ndeshja luhet nga ora 21:10.