Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, finalja e dytë te femrat luhet të mërkurën

Të mërkurën do të luhet ndeshja e dytë mes Ferizajt e Istogut, që i takon serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat), ka njoftuar Federata e Hendbollit të Kosovës (FHK) të martën.

Dueli i dytë do të luhet prej orës 18:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Në ndeshjen e parë, që u luajt të shtunën e shkuar, fitoi Istogu me rezultatin e ngushtë 32:31. Sikurse në duelin e parë, edhe i dyti pritet të jetë tejet interesant dhe dramatik. Istogut i duhet edhe një fitore apo barazimi në Ferizaj për të fituar titullin e kampionit.

Në anën tjetër, Ferizajt i duhen dy fitore për ta siguruar titullin. Kështu që, Ferizaj synon ta fitojë ndeshjen e dytë për ta barazuar rezultatin e serisë finale për ta siguruar ndeshjen e tretë dhe vendimtare për të dy ekipet që luhet këtë vikend në Istog.