Përfaqësuesja e Kroacisë në hendboll nuk e ka më nivelin që e kishte vite më parë. Dhe këtë e ka dëshmuar ndeshja e së premtes në kuadër të Kampionatit Botëror që po mbahet në Poloni e Suedi.
Në Jonkoping të Suedisë, Kroacia pësoi me rezultat të lartë, 31:22, nga Egjipti. Humbja është vlerësuar debakël nga mediat kroate.
Mohsen Mahmoud udhëhoqi Egjiptin me shtatë gola. Te Kroacia më efikasi ishte Marin Shipiq me pesë gola.
Kroacia garon në grupin G.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, SHBA-ja fitoi 28:27 ndaj Marokut. Edhe ky rezultat ishte befasues, marrë për bazë që amerikanët u kthyen në Botëror pas një kohe të gjatë.
Kroacia ka dy medalje të arta olimpike në hendboll, në vitin 1996 dhe 2004. Ka edhe titull të botës në vitin 2003 dhe shumë medalje botërore e evropiane.