Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Helikopteri shkakton lëndime të çiklistëve në “Giro d’Italia”

Çiklisti italian Luca Wackermann është dërguar në spital, pasi një helikopter që kishte fluturuar “tepër ulët” ka shkaktuar rrëzime të çiklistëve në fund të etapës së katërt të “Giro d’Italia”, raporton BBC.

Dy garuesit e Vini Zabu-KTM, Wackermann e Etienne van Empel, janë rrëzuar në këtë incident.

Çiklisti holandez Van Empel është ngritur, por Wackermann ka qenë më pak me fat.

“Wackermann është dërguar në spital, mezi kishte vetëdije”, ka thënë kreu i Vini Zabu-KTM, Andrea Citracca për “Rai2”. “Helikopteri po fluturonte tepër ulët, kjo lëvizi barrierat. Nuk është e qartë nëse Wackermann ka thyer pelvisin. Barrierat nuk ishin të lidhura si duhet”.

Vini Zabu-KTM më vonë ka konfirmuar se Wackermann është tërhequr nga gara me hunë të thyer dhe dyshime për thyerje në shpinë, si dhe shumë plagë trupore.