Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hearni thotë se Whyte kandidati kryesor për t’u përballur me Joshuan

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn ka konfirmuar se boksieri Dillian Whyte është kandidati kryesor për t’u përballur me kampionin e botës më 13 prill të vitit të ardhshëm.

Ai insiston se Whyte tani është edhe para kampionit të WBC-së, Deontay Wilder, transmeton Koha.net. Hearn ankohet se Wilder dhe ekipi i tij nuk duan të flasin me të.

Wilder ka kërkuar një marrëveshje 50-50 për qind dhe pa u dhënë ajo ofertë atëherë ekipi i tij s’do të ulet të diskutojë me Hearnin.

Raportohet se Joshua do të përfitonte mbi 100 milionë dollarë nga meçi me Wilderin, përderisa Hearn tani për tani i ka ofruar atij vetëm 15 milionë dollarë.

“Siç po shkojnë punët tani, Whyte është favorit, sepse Wilder ose ekipi i tij nuk po komunikon me ne. Momentalisht meçi me Wilderin duket i pamundur, pasi si mund të ndodhë kur ata nuk përgjigjen”, është shprehur Hearn për Sky Sports.

Image