Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hearn e quan Wilderin “humbje kohe”

Promotori i Anthony Joshuas, Eddie Hearn, e ka quajtur yllin amerikan të boksit, Deontay Wilder, një humbje kohe, ndërsa lufta e fjalëve mes kampeve të dy boksierëve po vazhdon.

Hearn ka thënë të hënën, se Wilder është duke kërkuar një ndarje 60 - 40 në favor të tij për të finalizuar marrëveshjen.

Joshua e Wilder mbajnë të katër titujt e mëdhenj të botës në boksin profesionist në peshën e rëndë.

Joshua ka titujt WBA, WBO, IBF, ndërsa Wilder atë WBC. Wilder do të përballet me britanikun Tyson Fury më 1 dhjetor në Los Angeles.

“Ai është humbje kohe. Nëse ai vërtetë mendon për një ndarje të tillë, atëherë të mos humbasë më kohë”, ka thënë Hearn.

Artikuj të ngjashëm