Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hazardi kthehet kundër Elches

Foto: Reuters

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka konfirmuar se mesfushori Eden Hazard do të jetë i gatshëm për duelin kundër Elches, që zhvillohet të mërkurën mbrëma në kuadër të La Ligas.

Në konferencën për shtyp të martën, Zidane ka njoftuar se Hazard është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për lojë.

Megjithatë, Zidane ka shtuar se Hazard nuk do të jetë titullar por do t’i ketë disa minuta lojë në këtë ndeshje.

“Edeni do të jetë i gatshëm kundër Elches dhe ideja është që ai të luaj pak pasi kjo do të jetë e rëndësishme për ta rikthyer formën”, është shprehur Zidane.

Hazard ka pasur një start të vështirë këtë edicion pasi është përballur me dy lëndime dhe infektim me koronavirus, që e kanë limituar mesfushorin belg në vetëm tri paraqitje.