Eden Hazard ka thënë se nuk e ka problem nëse transferimi te Real Madridi dështon pasi do të ishte i lumtur sikur të përfundonte karrierën te Chelsea.
27-vjeçari publikisht ka folur për të ardhmen e tij dhe nuk ka mohuar se mund të kalojë te Real Madridi gjatë verës.
“Mund të përfundoj me Chelsean”, ka thënë Hazard për Sky Sports.
“Nuk e kam problem. Jam i lumtur me këtë klub, ekip dhe familja ime është e lumtur këtu”, ka shtuar ai.
“Nëse nuk shkoj në Spanjë, nuk e kam problem. I dua fansat dhe mendoj se edhe ata më duan mua. Do të jem i lumtur çka do që ndodh në të ardhmen”.