Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haxhihamza shpallet “Ylli i Javës”

Portieri i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” që ndahet nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Haxhihamza këtë çmim e ka fituar për javën e 28-të të Superligës së Kosovës pas paraqitjeve të mira që i pati në fitoren e Dukagjinit 2:1 ndaj Prishtinës. Haxhihamza ka kontribuar me gjashtë paraqitje fantastike në këtë triumf dhe ishte më i merituari për fitoren e rëndësishme të ekipit të tij.

“Të zgjedhësh më i miri i javës dhe sidomos në një përballje në transfertë kundër një ekip si Prishtina është kënaqësi e veçantë”, ka thënë ndër të tjera Haxhihamza.

Ai ka shtuar se këtë çmim ia dedikon bashkëlojtarëve të tij, duike shtuar se pa ta nuk do të mund të bënte një paraqitje të mirë.

Artikuj të ngjashëm