Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Haxhihamza mbetet te Gjilani

Gjilani ia beson edhe për një sezon portën Kekan Haxhihamzës

Skuadra e Gjilanit ia ka besuar edhe për një edicion portën Kenan Haxhihamzës.

Gjilanasit, të premten, kanë njoftuar se e kanë vazhduar bashkëpunimin me portierin nga Rahoveci, transmeton KTV.

Te Gjilani janë shprehur të kënaqur me paraqitjet e portierit 22-vjeçar dhe shpresojnë edhe për një edicion tjetër të suksesshëm.

Klubi i Gjilanit ka njoftuar gjithashtu se në ditët e ardhshme pritet të ketë edhe transferime tjera.

Artikuj të ngjashëm