Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Havertz kërkon të largohet nga Leverkuseni

Talenti gjerman Kai Havertz ka kërkuar të largohet nga Bayer Leverkuseni këtë verë, shkruan “Sport Bild”.

Chelsea po vlerësohet favorit për transferimin e Havertzit, ndërsa në garë është edhe Bayern Muencheni e Real Madridi.

Leverkuseni kërkon 100 milionë euro për të liruar 21-vjeçarin. Havertz në 43 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor ka realizuar 17 gola dhe i ka asistuar nëntë tjerë.