Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hauge i bashkohet Frankfurtit

Sulmuesi i krahut, norvegjezi Jaens Petter Hauge është larguar nga skuadra e Milanit pas një viti. Klubi italian, të martën ka bërë të ditur se Hauge i është bashkuar ekipit nga Bundesliga, Eintracht Frankfurtit.

Në njoftimin e Milanit, bëhet e ditur se Hauge është huazuar për një vit te Frankfurti, ekip që ka opsionin e blerjes së kartonit të tij në verën e vitit të ardhshëm. Hauge 21-vjeçar iu bashkua Milanit verën e shkuar nga Bodo-Glimti dhe firmosi kontratë deri në vitin 2025 me ekipin nga Serie A.

Edicionin e fundit, Hauge shënoi tetë gola dhe bëri tri asistime në 28 paraqitje në të gjitha garat.