Kapiteni Altin Merlaku ka shënuar “hat-trick” për ta ndikuar ekipin e tij Dukagjinin t’i largohet zonës së barazhit. Dukagjini mposhti Llapin në Klinë me rezultatin 3:2. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së parafundit (35) të Superligës së Kosovës në futboll.
Merlaku shënoi golin e parë në minutën e 25-të, ndërsa dy golat tjerë i shënoi në pjesën e dytë. Golin e dytë e shënoi në minutën e 52-të, kurse katër minuta më vonë Merlaku kompletoi “hat-trickun”.
Për Llapin shënoi Dardan Jashari në minutën e 37-të dhe Valmir Veliu në minutën e 62-të. Me këtë fitore Dukagjini është ngritur në vendin e pestë me 49 pikë, kurse një pozitë ë lartë është Llapi me 54 pikë.