Roberto Firmino ka shkëlqyer në ndeshjen e zhvilluar në Jeddah të Arabisë Saudite.
Të premten mbrëma, Firmino shënoi tre gola në fitoren 3:1 të Al-Ahlit përballë Al-Hazemit.
Ishte ndeshja e parë e kampionatit të ri në elitën e futbollit arab.
Ish-futbollisti i Liverpoolit shënoi në minutën e gjashtë, të 10-të dhe të 72-të.
Për mysafirët shënoi Vina në minutën e 50-të.
Firmino në golin e dytë u asistua nga Riyad Mahrezi.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Ezgjan Alioski që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, e kompletoi ndeshjen te vendësit.
Te Al-Ahli debutuan edhe Edouard Mendy, Roger Ibanez e Franck Kessie.
Artikuj të ngjashëm